|     Shqip   |     Italiano |
Regjistrohu ne ASAUP Mail List :


 

 

 

D E K L A R A T E

Pavia 13.04.2007

Nen cilesine e nje studenti shqiptar ketu ne Pavia, une ndiej deshiren dhe pergjegjesine personale te jap maksimumin per mbarevajtjen e jetes shoqerore te komunitetit ku une jetoj.


Kesaj pegjegjesie, qe  besoj se e kemi te gjithe edhe pse e veme ne dukje ne menyra te ndryshme u shtohet  fakti qe une jam dhe nje nga organizatoret e bashkimit te pare formal te studenteve shqiptare ketu ne Pavia,  pra krijimit te ASAUP. Kjo pergjegjsi me ben te reflektoj dhe te dal ne disa konkluzione.


Si fillim falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur ne kete nisme, tashme te kthyer ne  realitet, falenderoj ata qe jane perpjekur te me korrigjojne, here me menyra konstruktive here me menyra destruktive, pergezoj ata qe jane perpjekur deri ne momentin e fundit per te mos lejuar krijimin e dy a me shume grupimesh dhe se fundmi ftoj te gjithe ata qe deri me sot kane qendruar indiferente ndaj kesaj levizje te perdorin zerin e tyre per ti dhene sa me shume emrit te shqiptareve dhe ASAUP.


Krenar dhe i vetedijshem per arritjet dhe mosarritjet e ASAUP dhe me nje pergjegjesi morale te paster, duke u perballur me realitetin e komunitetit te shqiptareve ketu ne Pavia une jap doreheqjen nga funksioni organik i Presidentit te Shoqates ASAUP per nje sere arsyesh:
Kurrsesi nuk do te lejoj qe veprimi ose mosveprimi im te behet shkas per nje percarje te mundshme ne kete komuniteti, gje te cilen une e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj si nje turp i kolektiv.


Per te cuar perpara, tashme te gjithe bashke idete dhe qllimet tona, per te qene nje shembull i mire per pasardhesit tane ketu ne Pavia une do te jepja edhe me shume se kaq.
Qellimi yne kryesor ketu eshte shkolla dhe arritjet ne te, gje qe do ta quaja te paplote ne momentin kur nuk jemi te afte te rregullojme mardheniet e nje grupi me interesa kaq te perbashketa.


Theksoj, eshte deshira per te bere dicka sa me srioze dhe gjitheperfshirese me e madhe se egoja dhe krenaria personale.


Motivet e kesaj doreheqje  jane ndoshta jo shume te rendesishme ne momentin kur do te shoh qe do te vleje per dicka, gje te cilen e vertet e uroj.


Por, kursesi kjo dorheqje nuk me largon nga puna dhe ndihmesa ime modeste per realizimin e qllimeve te perbashketa. Une do te vazhdoj te perdor eksperiencen time, edhe pse te vogel per te mos lejuar mbi te gjitha perseritjen e disa gabimeve dhe lenien shkas lindjes se konflikteve ne te ardhmen gjithashtu per ti dhene hov nje jete  aktive dhe vertet rinore.


Duke ftuar edhe njehere te gjithe studentet shqiptare te Universitetit te Pavias te perfshihen ne kete rikonstruktim te ASAUP, une ju uroj pune te mbare dhe suksese ne mesime te gjitheve.

Me Respekt
Fatjon Hoxhall