Miratohet ne parim marreveshja mbi njohjen e ndersjellte per konvertimin e lejeve te drejtimit te automjeteve me Italine.
Burimi: Departamenti i informazionit, Keshilli i Ministrave te Republikes se Shqiperise.
Miratohet ne parim marreveshja mbi njohjen e ndersjellte per konvertimin e lejeve te drejtimit te automjeteve me Italine. Keshilli i Ministrave miratoi ne date 05/09/2007, ne parim, projekt-vendimin per marreveshjen ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Italise, per njohjen e ndersjelle, per konvertimin e lejeve te drejtimit te automjeteve.
Protokolli i perbashket, per njohjen e ndersjelle te konvertimitit te lejes se drejtimit me Italine, u nenshkrua ne takimin e zhvilluar me date 4.07.2007 ne Drejtorine e Motorizacionit Civil ne Rome pas perfundimit te negociatave teknike midis perfaqesuesve te MPPTT-se te Shqiperise dhe Ministrise se Infrastruktures dhe Transporteve te Italise.
Nga marreveshja e lidhur, perfitojne te gjithe shtetasit shqiptare qe kane leje drejtimi (te kategorive te ndryshme), te cilet nuk do te rifillojne procedurat e regjistrimit dhe te proves, per marrjen e lejes se drejtimit italiane. Ata do te dorezojne lejen e drejtimit te marre ne Shqiperi dhe do te marrin te njejten kategori te lejes se drejtimit italiane, duke u krijuar mundesine qe te punesohen si drejtues mjeti ne Itali, me te drejta te barabarta me shtetasit italiane.
Me nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, leja e drejtimit (patenta) e re, do te konvertohet menjehere dhe automatikisht pa shpenzim. Gjithashtu , brenda nje periudhe nje vjeeare nga hyrja ne fuqi e marreveshjes, do konvertohen edhe te gjitha lejet e drejtimit te tipit te vjeter.
Dokumenti do te terhiqet drejtperdrejt nga zyrat e Motorizacionit Civil e jo me ne zyrat e perfaqesive tona diplomatike ne Itali, duke evituar keshtu shpenzimet suplementare dhe radhet e gjata ne sportelet e tyre.
Nga marreveshja perfitojne edhe te gjithe drejtuesit e automjeteve, (qe disponojne kategorite B, C, D, D+E), te cilet jane ne emigracion ne Itali, pasi marrja e te gjitha kategorive te lejes se drejtimit italiane, bazuar ne legjislacionin italian, kerkon plotesimin e intervaleve kohore nga nje kategori ne tjetren, kohe e cila eshte 2 - 3 vjet.
Qytetaret nuk do kene me nevoje te vijne ne Shqiperi per teu pajisur me edo lloj dokumenti qe deri tani eshte kerkuar ne origjinal pasi korrespondenca per informacionin e nevojshem do te jete e shpejte edhe ne forme elektronike, nepermjet zyrave perkatese
Njohja dhe konvertimi i lejes se drejtimit shqiptare me lejen e drejtimit italiane do te krijoje mundesine e njohjes dhe konvertimit te lejes se drejtimit edhe me vendet e tjera te BE-se.
Tirane 5 shtator 2007 |