Date 14.05.2007 - ASAUP mori pjese ne leksionin e mbajtur nga Konsullja shqipetare prane Universitetit te Pavias.
Zonja Nursika Spahia, Konsulle prane Konsullates Shqipetare ne Milano, eshte diplomuar ne Universitetin e Pavias ne Fakultetin e Shkencave Politike.
E ftuar per te marre pjese ne nje leksion te po ketij Fakulteti zonja Spahia, paraqiti nje panorame te pergjitheshme te situates shqipetare: asaj politike, ekonomike e shoqerore.
Leksioni u be shume interesant edhe fale pyetjeve te pjesemaresve dhe krahasimeve me vendet e tjera ne zhvillim e siper.
Pervec studenteve te fakultetit Shkenca Politike dhe disa anetareve te ASAUP ishin te pranishem edhe gazetare te ‘Provincia Pavese’
Pas dy oresh mjaft interesante zonja Spahia na nderoi me pranine e saj ne kafenene e Universitetit.
Date 23.04.2007 - Shoqata ASAUP zhvilloi zgjedhjet per Kryesine e shoqates.
Ne Votime moren pjese 93 studente shqipetare.
Komisioni zgjedhor perbehej nga:
Etleva Baku
Renato Koci
Gentian Hoxhalli
Oltjana Kuci
U kandiduan 25 studente dhe 7 me te votuarit perbejne sot Kryesine e shoqates ASAUP.
Date 13.12.2006 Takim i Presidentit te ASAUP me Zv Rektorin e Universitetit te Tiranes.
Prezantimi i pare zyrtar i ASAUP ne Shqiperi shenoi nje tjeter sukses ne veprimtarine e tij. Ishte nje pritje teper miqesore nga Zv Rektori i Universitetit te Tiranes Prof.Dr.Zyri Bajrami, e cila u shoqerua me nje interesim te vecante mbi projektet tona.
Ne vecanti u diskutua mundesia e organizimit te nje aktiviteti mes Universitetit te Tiranes dhe Universitetit te Pavias.
U fol per realizimin e nje marveshjeje mes dy universiteteve per ti dhene jete mobilitetit studentor ( tip erasmus ) si fillim per studentet me kombesi shqiptare dhe me pas nje perhapje me te gjere. Gatishmeria per kete projekt ishte shume e madhe nga ana e Universitetit te Tiranes.
Me pas Zv Rektorit kerkoi bashkepunimin me ne per implementimin e Kartes se Bolognes, kerkese te ciles ju pergjigjem me entuziazem pozitivisht. Diskutimi i gjere teknik per Karten e Bolonjes ishte dhe ceshtja e mbylljes se ketij takimi.
Date 08.11.2006 Perfaqesuesit e ASAUP takojne Rektorin e Universitetit te Pavias.
Pas nje pritje teper te ngrohte Rektori vleresoi krijimin e ASAUP, ishte ne dieni te problemeve te studenteve te huaj dhe theksoi se bashkimi ne grupe shoqerore ne nivel ncional dhe intrnacional eshte menyra me e mire per ti bere balle ketyre problemeve.
U vu ne dieni nga ne per numrin e ulet te vendeve ne kollegje ne dispozicion te te huajve dhe na premtoi se do te interesohej personalisht me kete problem.
Me pas Rektori u tregua i gatshem dhe entuziast per nje bashkepunim te mundshem mes Universitetit te Pavias dhe atij te Tiranes.
Date 27.10.2006 ASAUP Organizon Festen e madhe te 28-29 Nentorit.
Nen ndihmesen e nje grupi studentesh ASAUP fillon organizimin e festes se madhe shqiptare.Festa organizohet ne Disco Piano bar "La Cantina" Via Indipendenza 72 Pavia.Per me teper informacione kontaktoni me Organizatoret e Festes.
Date 24.09.2006 Takim i ASAUP me Dekanin e Fakultetit te Juridikut.
Ne kete takim u be prezantimi i pare formal i ASAUP. Dekani e priti me nje entuziazem te vecante kete nisme te Studenteve shqiptare dhe u tregu i interesuar per nje bashkepunim me real ne te ardhmen.
Date 04.07.2006 Sot me date 04.07.2006 u be mbledhja e pare e Shoqates ASAUP,Ne kete mbledhje u miratua Statuti dhe u be akti i themelimit, gjithashtu u zgjodh struktura organike e Shoqates
Ne baze te Nenit 18, 19 te statutit u zgjodh kjo organike
- President - Fatjon Hoxhalli
- Zv/President - Aferdita Huta
- Sekretar-Financier - Migena Dushaj
U miratua Formulari i antaresimit dhe u shpall fushata "Jemi dhe NE", fushate e cila ka si qellim Prezantimin e shoqates dhe shtimin e antaresise se saj. |